Qëllimit nuk iu arrit, edhe pse nuk u doli keq, ndërsa drejtori sportiv bavarez, Hasan Salihamixhiç, thekson se nuk pati refuzim. “Ne u përpoqëm shumë për Halandin, – tha ai, – pati bisedime, por u duk se gjërat nuk po shkonin siç duhet për të dyja palët, ndaj ai sot luan për Sitin dhe ne kemi lojtarë të tjerë”. Gjithsesi, i mbiquajturi “Brazo” (që kur ishte lojtar në Mynih) theksoi se “nuk ka pasur refuzim, nuk mbaj mend asnjë lojtar që të ketë refuzuar Bajernin”. Kjo do të thotë se Halandi e kishte ndarë mendjen që më parë për të shkuar tek Siti. Salihamixhiç thotë se është shumë i lumtur nga Sadio Mane.
Sfidanti.al