Beteja e dytë në Nju Jork ishte edhe më e vështirë sesa e para. Ndaj italianit Fabio Fonjini, Rafael Nadal nuk dha dot versionin e tij të zakonshëm të tenisit, duke humbur setin e parë ashtu siç bëri edhe kundër japonezit Hixhikata. Fitorja ishte 3-1 (2-6, 6-4, 6-2, 6-1) dhe ndeshja u mbyll me nivel të lartë, por dy setet e para ishin thuajse katastrofë. “Nadali mbetet Nadal edhe në ditët gri”, shkruan “Marka”, që shqetësohet se tenisti spanjoll mund të ketë dëmtuar hundën, edhe pse ndoshta nuk e ka thyer. Gjatë ndeshjes, legjenda 35-vjeçare u regjistrua duke thënë se “jam shumë i shqetësuar”. Në raundin e tretë, Rafa do të ndeshet me francezin Gaske, të cilin e ka mundur në të 17 ndeshjet e mëparshme.
Sfidanti.al