Kristina Kirhner për fat është mirë, madje nuk pësoi asnjë dëm. Kjo sepse atentatorit ndaj saj nuk iu shkrep arma dhe ky ishte fati i zv. presidentes së Argjentinës, ndërsa u sulmua nga një qytetar brazilian. Ky i fundit u arrestua dhe pas hetimeve mund të mësohen shkaqet e përpjekjes për atentat, ndërsa Federata e Futbollit e Argjentinës vendosi që të ndërpriste kampionatin të paktën për këtë fundjavë. Federata thekson se dënon veprimin ndaj nënpresidentes Kirhner, dhe ndërprerja e kampionatit mund të jetë si një veprim për të theksuar se nuk duhet përdorur dhuna.
Sfidanti.al