Dëmtohet edhe Bonuçi, Juventusi është në alarm për Napolin

Edhe skuadra e Spaletit nuk është shumë mirë, përkundrazi, por edhe ish-kampionët kanë problemet e tyre. Leonardo Bonuçi dëmtohet 3 ditë para ndeshjes ndaj Napolit në Serinë A, duke iu shtuar problemeve të tjera që ka trajneri Masimiliano Alegri. Kielini është jashtë sepse është pozitiv për Kovid dhe në qendër të mbrojtjes duhet të jenë Rugani e De Ligt. Mungesa edhe Artur e Pinsonjo po për Kovid, ndërsa Pelegrini e Kaio Zhorge janë të sëmurë, dhe Danilo që nuk bëhet gati deri në mes të muajit.

Sfidanti.al