Vlerën e tij tregoi duke barazuar rekordin e Kristiano Ronaldos, me 33 gola në një vit kalendarik në Serinë A. Dushan Vlahoviç, serbi 21-vjeçar, është një nga heronjtë e momentit në Itali, dhe për të interesohet Juventusi, por edhe Totenhemi dhe Arsenali. “Dëshira ime është që të kualifikohem në Europë me Fiorentinën, – tha Vlahoviçi për të përditshmen e Beogradit, “Politika”, – kjo sepse nuk kemi qenë në Europë për një kohë të gjatë. Më pas të shohim, vetëm Zoti e di se çfarë do të ndodhë”. Thuhet se sulmuesi nuk i ka raportet shumë të mira me presidentin “vjollcë”, Komiso, ndonëse nuk e përjashton mundësinë që të rinovojë kontratën. Besohet se kartoni i tij kushton të paktën 70 milionë euro.
Sfidanti.al