Dy kampionë që takohen, Kanelo Alvarez dhe Maks Verstapen!

I pari cilësohet si boksieri më i mirë në botë “kile për kile” (ndonëse Tajson Fjuri ka mendim tjetër), ndërsa i dyti sapo u shpall më i miri në sportin e Formula 1. Dy kampionët të shquar janë takuar së bashku dhe kanë bërë disa fotografi me grushtat e shtrënguar. Janë Kanelo Alvarez dhe Maks Verstapen. Meksikani ka disa vite që ka fituar kurorën e peshave super të mesme, ndërsa ka pasur në vite rivalitet të madh me legjenda si Flojd Mejuedhës apo Genadi Genadijeviç Golovkin. Holandezi i Red Bullit pati një sfidë të madhe këtë sezon me 7 herë kampionin e botës, Ljuis Hamilton, duke fituar titullin në xhiron e fundit të garës së fundit.

Sfidanti.al