Kristianos iu anulua me të drejtë një gol, ndërsa duket se nuk po arrin ta ndihmojë aq shumë ekipin, sidomos sa më shumë kalojnë ndeshjet. Kjo, edhe pse i ishte dhënë shiriti në mungesë të mbrojtësit Megajer. Mançester Junajtidi provoi një frenim të fortë në vrapimin e tij për kualifikimin për në Champions, duke u mundur në “Old Traford” me Uolvesin, që duhet thënë se e meritoi fitoren, pasi vendasit gjuajtën vetëm 2 herë në portë.
Një portugez tjetër ishte heroi, Zhoao Moutinjo, që shënoi golin vendimtar në 81’. Edhe pse Brunon Fernandez pati një rast të pastër goli dhe goditi shtyllën, edhe pse Sanço po ashtu pati një rast të madh në pjesën e parë, Uolvesi ishte më lart, sidomos para pushimit. Duket se do të fillojnë kritikat për trajnerin Ralf Rangnik, që erdhi me bujë, por që nuk po arrin rezultatet e duhura së fundmi, duke pësuar humbjen e parë. “Djajtë e kuq” janë në vend të 7-të në Premier Ligë me 31 pikë në 19 ndeshje, duke qenë 4 pikë larg vendit të katërt, Arsenalit, që ka luajtur madje një ndeshje më pak.
Sfidanti.al