Të paktën nuk pati ndonjë problem shëndetësor apo fizik, dhe as shoferi i makinës tjetër nuk pati gjithashtu. Një aksident “pa zarar” për sulmuesin e Romës, Tami Abraham, që po shkonte me nxitim për në stërvitje. Nga nxitimi dhe me siguri nga pakujdesia, sulmuesi anglez përplasi Porshenë e tij me një makinë tjetër, por policia nuk është se e vonoi shumë dhe nuk hapi ndonjë procedurë. Siç duket dy shoferët janë marrë vesh vetë me njëri-tjetrin. Më pas, Abrahami shkoi në stërvitje ku trajneri Murinjo u interesua për shëndetin e tij dhe bëri shaka duke e qortuar që të kishte kujdes me shpejtësinë.
Sfidanti.al