Çelsi rinovon me Tiago Silvën, ndërsa Rydiger, Kristensen dhe Azpilikueta mund të largohen!

Braziliani deklaroi se është një kënaqësi e vërtetë që të vazhdojë të luajë me Blutë e Londrës, dhe për këtë arsye ka pranuar të rinovojë kontratën në “Stemford Brixh”. Mbrojtësi i dikurshëm i Paris SG është në sezonin e dytë me Çelsin duke fituar vjet Championsin ndërsa është në moshën e respektuar 37-vjeçare. Ai ka luajtur 56 ndeshje për ekipin e trajnerit Tomas Tuhel, që gjithsesi mund të mos i shpëtojë një eksodi verën e ardhshme. Antonio Rydiger, Sezar Azpilikueta dhe Kristensen përfundojnë kontratat dhe duket se dëshirojnë të largohen.

Sfidanti.al