Rafael Nadali është mbrapa Rozhe Federerit vetëm dy tituj Grand Slam (20), ndërkohë që ai, në fakt, ka akoma kohë që ta arrijë dhe ta kalojë tenistin zviceran.
Nadali, me rastin e pjesëmarrjes së tij në turneun e mjeshtrave të Montrealit, foli para gazetarëve, midis të tjerave, edhe për rekordin e mësipërm dhe ambiciet e tij:
“Shumëkush mendon se thyerja e këtij rekordi është diçka e rëndësishme, por unë nuk e kam obsesion këtë rekord. Unë jam shumë i kënaqur me atë që kam bërë deri tani dhe sigurisht që unë do të doja ta shtoja numrin e trofeve, por unë nuk e mendoj këtë, sikurse e mendojnë tifozët. Për mua, rëndësi ka që të vazhdoj të jem konkurrues, sepse vetëm kështu unë do të mund të përpiqem për trofe të tjerë”, deklaroi Nadali që në Montreal do të synojë titullin e 35-të në turnetë e mjeshtrave.
Sfidanti.al