Futbollisti i ri i talentuar japonez, Takefusha Kubo, ka luajtur shumë mirë në ndeshjet përgatitore, duke treguar se ai zotëron një potencial të veçantë, por e keqja është se për të Zidane nuk ka vend te Reali i Madridit.
Sezonin e tij të parë në La Liga ky futbollist i ri japonez do ta nisë me bluzën e Valadolidit, ku ai do të huazohet. Kryesia e Realit konsideron se është më mirë që Kubo të luajë me Valadolidin sesa me ekipin e dytë Real Kastilja.
Në fakt, Kubo 18-vjeçar me Valadolidin do t’i ketë më të mëdha mundësitë që ta tregojë veten në skenën e madhe spanjolle të futbollit. Me këtë rast, nuk do të jetë ndonjë habi e madhe që klubi spanjoll i Valadolidit do të fitojë shumë tifozë në Japoni.
Sfidanti.al