UEFA shpalli nominimet për futbollistët më të mirë të sezonit 2018-2019. Sulmuesi më i mirë do të zgjidhet midis tre futbollistëve, Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo, megjithëse ata nuk arritën t’i çojnë ekipet e tyre deri në finalen e “Vanda Metropolitanos”, dhe Sadio Mane i Liverpulit.
Për mesfushorin më të mirë janë nominuar kapiteni i kampionit evropian, Xhordan Henderson, Kristian Erikseni i Totenhemit dhe Frenki de Jong i Ajaksit.
Nominimet në mbrojtje u përkasin Virxhil Van Dajkut dhe Aleksandër Arnold të Liverpulit, si edhe Matijs de Lihtit të Ajaksit.
Për portierin më të mirë do të konkurrojnë Alison Beker i Luverpulit, Hugo Loris i Totenhemit dhe Mark Andre ter Shtegen i Barcelonës.
Më të mirët do të zgjidhen në një mbrëmje gala kushtuar hedhjes së shortit për sezonin e ardhshëm. Kjo ceremoni do të zhvillohet më 25 gusht në Monako.
Sfidanti.al