Në Angli nuk po tregojnë mëshirë, pasi media është gjithashtu biznes, dhe po shkruhet e komentohet që humbësi më i madh i verës është Harri Kejni, që dështoi në synimin e tij për të kaluar tek Mançester Siti. Humbës jepen edhe presidenti i Totenhemit, Levi, dhe Pep Guardiola e Siti, ndërsa Kejni duket se po nis një betejë të re. Raportohet se, si përgjigje e pengimit që i bënë, kapiteni i Anglisë do të kërkojë një rrogë prej 400 000 paundësh stërlina në javë, që do të thotë 21 milionë paundë stërlina në vit. Rroga aktuale e tij është 300 000 paundë stërlina në javë. Nëse, sulmuesi ia arrin qëllimit, ai do të bëhej lojtari më i paguar në Premier Ligë pasi rekordin tani për tani e mban Kevin De Brujn i Man. Sitit me 385 000, ndërsa David De Gea i Man. Junajtidit fiton 375 000. Sidoqoftë, me një president si Levi dhe me një situatë kaq të tensionuar që është krijuar, nuk është e sigurt nëse Kejni do t’ia arrijë që ta rrisë rrogën.
Sfidanti.al