Real, numri 5 është shumë i mirë për Mbapenë, por gjej paratë më parë!

Për momentin janë tre fanela të ndryshme, njërën me 10 tek Franca, njëra që do ta lerë pas tek Paris SG, numri 7, dhe tjetri që do ta marrë tek Reali e që do të jetë numri 5. Kilian Mbape do të mbajë një bluzë të një legjende në Madrid, atë që ka pasur Zinedin Zidani, dhe duket se presidenti Florentino Perez e ka zgjidhur mirë këtë hall. Gjithsesi, problemi kryesor për klubin spanjoll është që të bindë Paris SG që të lejojë kampionin e botës që të largohet, pasi edhe oferta prej 180 milionë eurosh duket se është hedhur poshtë. Perez do të duhet të shtojë edhe 20 milionë euro të tjera që Al Helaifi që kandiset për “po”.

Sfidanti.al