Fat i keq për lojtarët e kombëtares shqiptare. Ishte e qartë që portieri i Lacios nuk mund të bashkohej me kuqezinjtë, ndërsa shpresa mbetej për mbrojtësin e Romës. Gjithsesi, në pak orë që të dy u goditën nga koronavirusi. Fillimisht, u njoftua pozitiviteti me Kovid i Marash Kumbullës, ndërsa pas mesnatës nga Lacio u dha lajmi për infektimin e Tomas Strakoshës. Nga të tre lojtarët që bënë tamponin e ri, vetëm portieri shqiptar doli pozitiv, ndërsa Imobile dhe Leiva ishin negativë. Tek Roma, ndërkaq, gjendja bëhet më e vështirë pasi përveç Kumbullës janë edhe Xheko, Facio, Pelegrini dhe Santon.
Sfidanti.al