Prej dy vitesh nuk konsiderohet më i paprekshëm dhe askush te Juventusi nuk ka bërë asgjë për ta fshehur atë. Por ndoshta momenti më i vështire në mënyrë absolute për Paulo Dybala është pikërisht ai që po përjetion tani; fundi i ndeshjes me Lazion la plagë të thella sidomos për moralin. Po kështu shqetësuese është edhe gjendja fizike e futbollistit që tani po përballet me infeksion në organet urinare që po e dobëson, por ai që duhet rikuperuar është niveli psikologjik dhe i humorit.
Argjentinasi nuk e ndjen veten në qendër të projektit, ndjek skepticizmin që është rreth tij, ka kuptuar se nuk është zgjedhja e parë e Andrea Pirlos. Të gjithë kësaj historie i shtohet edhe ajo e kontratës, rinovimi i së cilës po diskutohet prej kohës, por përvec fjalëve nuk ka asgjë konkrete përsa i përket kësaj cështjeje. Në fakt, palët janë ende larg dhe Juventusi nuk ka ndërmend të plotësojë kerkesat e Dybalës.
Blerjet e Moratës, Kulusevskit dhe Chiesës përfaqësojnë një investim teknik për të ardhmen, por edhe një përfitim ekonomik për të siguruar. Për më tepër, nëse deri disa muaj më parë, flitej për një ndarje mes Juventusit dhe Ronaldos në fund të sezonit, tani situata është ndryshe dhe synimi është që të vijohet ky bashkëpunim deri në mbylljen e kontratës së futbollistit.
E gjithë kjo të bën të mendoj se i sakrifikuari mund të jetë pikërisht Dybala. Paulo tani ka 2 muaj afat për t’u ringritur në hierarki, duke treguar në fushë përqendrimin e tij, duke ulur edhe pretendimet e tij ekonomike. Në rast të kundërt pritet të ketë një ndarje akoma më të shpejtë me klubin; Reali i Madridit nuk ka hequr kurrë dorë prej tij, te Juventusi e dinë këtë dhe nuk e shohin me sy të keq.
Sfidanti.al