Në mes te kaosit të madh të shkaktuar nga tamponët e Covid-19, te Lazio vjen një lajm i mirë. Në ditët e fundit, Claudio Lotito dhe Simone Inzaghi kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës e cila skadonte në qershor të vitit 2021. Kontrata e re do të ketë edhe një rritje të pagës me 1 milion Euro për të arritur në 3 milionë deri në 2022 ose 2023 dhe tani mungon vetëm firma në të.
Presidenti i Lazios, Lotito vendosi të blindojë teknikun e tij dhe në këtë mënyrë përshpejtoi hapat e operacionit për rinovimin e kontratës së Inzagjit në një periudhë shumë kaotike. Pas problemeve të shfaqura në raportet mes tyre për shkak të lëvizjeve në merkato, mes presidentit dhe trajnerit është kthyer paqja. Pas disa muajsh heshtjeje, të dy personalitetet u takuan për të diskutuar cështjen e rinovimit të kontratës duke gjetur edhe marrëveshjen.
Sfidanti.al