Formula 1 zbuloi kalendarin provizor të sezonit 2021. Pas përmbysjes së planeve në këtë sezon për shkak të pandemisë, vitin e ardhshëm ka një kthim në një program më klasik, me shpresën se do të administrohen edhe spostimet që nuk u bënë të mundura në 2020. Sipas kalendarit provizor, nisja e kampionatit do të jetë në 21 mars në Melbourne me Cmimin e Madh të Australisë, ndërsa mbyllja e botërorit do të jetë në 5 dhjetor në Yas Marina me Cmimin e Madh të Abu Dabit
Në total do të jenë 23 gara, një rekord i ri ky, dhe këtu përfshiher edhe Cmimi i Madh i Monzës që do të zhvillohet në fundjavën 10-12 shtator. Është anuluar përfundimisht Cmimi i Madh i Vietnamit i parashikuar për t’u zhvilluar në 25 prill, kështu që mbetet edhe 1 garë për t’u vendosur në kalendar
Anulimi i garës së Hanoit që do të duhej të bënte debutimin në 2020 por që u anulua për shkak të pandemisë, këtë radhë nuk ka të bëjë aspak me problemet që lidhen me Covid-19. Heqja e Cmimit të Madh të Vietnamit u bë për shkak të akuzave për korrupsion që janë ngritur ndaj një funksionari përgjegjës të garës. Nuk përjashtohet që kjo garë të përfshihet në kalendarin e Formula 1 të 2022, por në këtë moment, eventi nuk duket se është në krye të listës së prioriteteve të autoriteteve lokale
Në kalendarin provizor është përfshirë edhe Cmimi i Madh i Brazilit(14 nëntor) edhe pse mundësia e zhvillimit të garës në Interlagos është subjekt I rinovimit të kontratës. Në 28 nëntor do të bëjë debutimin absolut Arabia Saudite me garën që do të zhvillohet në pistën e Jeddah. Pritshmëri të larta ka edhe për kthimin e garës holandezenë Zandvoort, ku këtë vit nuk u garua. Cmimi i Madh i Holandës është parashikuar këtë radhë të zhvillohet në shtator në fundjavën paraardhëse të garës së Monzas. Kalendari do të duhet të marrë miratimin në Këshillin Botëror të Motorsportit, mbledhja e të cilit do të mbahet në dhjetor.
Kalendari i Formula 1 në 2021
GP Australi, 21 mars në Melbourne
GP Bahrain, 28 mars në Sakhir
GP Kinë, 11prill në Shanghai
25 prill ?
GP Spanjë, 9 maj në Barcelonë
GP Monako, 23 maj në Monte-Carlo
GP Azerbajxhan, 6 qershor në Baku
GP Kanada, 13 qershor në Montreal
GP Francë, 27 qershor nëa Le Castellet
GP Austri, 4 korrik në Spielberg
GP Britani, 18 korrik në Silverstone
GP Hungari, 1° gusht në Budapest
GP Belgjikë, 29 gusht në Spa
GP Holandë, 5 shtator në Zandvoort
GP Itali, 12 shtator në Monza
GP Rusi, 26 shtator në Sochi
GP Singapor, 3 tetor në Marina Bay
GP Japoni, 10tetor në Suzuka
GP SHBA, 24 tetor në Austin
GP Meksikë, 31 tetor në Meksiko
GP Brazil, 14 nëntor në Sao Paulo
GP Arabia Saudite, 28 nëntor në Jeddah
GP Abu Dhabi, 5 dhjetor në Yas Marina
Sfidanti.al