Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ndëshkon Andrea Iannonen me 4 vjet pezullim duke I mbyllur praktikisht karrierën e pilotit italian. Sanksioni për Iannonen nis nga 17 dhjetori I 2019, ditë kur u bë i ditur pozitiviteti i tij në testet antidoping për Drostanolon të kryera pas Cmimit të Madh të Malajzisë.
Andrea Iannone ishte dënuar me 18 muaj pezullim në 31 mars nga Gjykata Disiplinore Ndërkombëtare, por anëtarët e CAS në Zvicër vendosën të pranonin kërkesën e bërë nga WADA(Agjencia Botërore Antidoping) duke i dhënë pilotit të Aprilias ndëshkimin më të rëndë.
Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv parashikon ndër të tjerat pavlefshmërinë e rezultateve të arritura nga Iannone duke nisur nga 1 nëntori duke përfshirë edhe pasojat që vijnë në raste të tilla sic është heqja e medaljeve, pikët e grumbulluara dhe cmimet.
Aprilia që gjithnjë e ka mbrojtur Iannonen duke mbështetur tezën e tij për helmim të ushqimit, tani gjendet në një situatë ku i duhet të bëjë zgjedhjen e një piloti për ta bashkuar me Aleix Espargaro në vitin 2021. Dovizioso dhe Crutchlow janë opsione të përjashtuara kështu që një pistë që mund të ndiqet është ajo që të con te Jorge Lorenzo.
Sfidanti.al