Chelsea e ka seriozisht për Lautaron

Thashethemet e merkatos flasin për një largim të mundshëm të Lautaro Martinez nga Interi. Sipas asaj që shkruan “El Grafico”, Chelsea po bën vlerësimet përkatëse për sulmuesin argjentinas, i cili së fundmi rinovoi me kampionët e Italisë. Për të realizuar atë që për momentin duket si një negociatë shumë e vështirë, blutë  po mendojnë të ofrojnë shumë para dhe tre. Bëhet fjalë për Benoit Badiashile, Carney Chukëuemeka dhe Mykhailo Mudryk,  futbollist që me siguri do të ikin nga Stamford Bridge, veçanërisht ukrainasi, aktualisht i pezulluar pas testit pozitiv për doping. Lataro ka shënuar vetëm 5 gola në këtë sezon. Për të, ky është edicioni i shtatë në Milano.

sfidanti.al