Champions, “i keqi dhe i shëmtuari” Zhoze Murinjo fitoi përsëri!

Epitetet janë përdorur shpesh, por gjithnjë u janë vënë njerëzve që mund të quhen personalitete. i tillë padyshim edhe Zhoze Murinjo që reagoi ndërsa ishte me shpatulla pas murit, duke fituar një sfidë jo vetëm ndaj Juventusit, por edhe ndaj drejtuesve të klubit dhe kritikëve të tij.

Sukses i bujshëm 2-1, që i jep madje Mançester Junajtidit, edhe epërsinë ndaj skuadrës italiane, në rast se të dyja përfundojnë me pikë të barabarta në grupin H të Championsit. Sfidë e fituar edhe ndaj Kristiano Ronaldos, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes në Torino, por as ai nuk e priste rikthimin e fuqishëm të “djajve të kuq”, që kishin luajtur një pjesë të parë thjesht duke u mbajtur me thonj e me dhëmbë, për të mos pësuar gol.

Huan Mata në minutën e 86-të, dhe autogoli i Aleks Sandros në kohën shtesë materializuan një nga përmbysjet më të mëdha të Ligës së Kampionëve të viteve të fundit. Murinjo fitoi një betejë tjetër klasike, mes shumë të tjerave të fituara më parë, ndërsa kritikët e tij duhet ta kenë të qartë se trajneri portugez mund të sulmohet për karakterin e tij konfliktual, shpesh për mendjemadhësinë dhe fyerjet “pa doganë” për të tjerët, por jo aspak për mungesë zotësie profesionale.

Suksesi i Junajtidit, sikur la në hije triumfet e thella të Mançester Sitit në fushën e tij ndaj Shahtarit të Donjeckut, 6-0, apo të Realit në Çeki ndaj Plzenit, 5-0. Sidomos, domethënës suksesi i ekipit të Guardiolës, pasi Shahtari nuk është “peshë e lehtë” në Champions.

Grupi E: Bajern-AEK 2-0, Benfika-Ajaks 1-1. Bajerni10 pikë, Ajaksi 8, Benfika 4, AEK 0.

Grupi F: Man. Siti-Shahtar 6-0, Lion-Hofenhajm 2-2. Man. Siti 9 pikë, Lioni 6, Leverkuseni 3, Shahtari 2.

Grupi G: Plzen-Real 0-5, CSKA-Roma 1-2. Reali e Roma nga 10 pikë, CSKA 4, Plzen 1.

Grupi H: Juventus-Man. Junajtid 1-2, Valencia-Jang Bojs 3-1. Juventusi 9 pikë, Man. Junajtid 7, Valencia 5, Jang Bojs 1.

Sfidanti.al