Nga “shiu në breshër”, lojtari i Milanit dënohet, në kthim nga dëmtimi

Mezi e kishte pritur ditën kur të ndodhte kjo. Andrea Konti, lojtari i ri i Milanit, vrapoi në fushë si i “hazdisur” pasi arriti të kthehej shëndoshë e mirë nga dëmtimi, ndërsa kishte munguar për më shumë se një vit të tërë. Fatkeqësisht, dita e lumturisë së tij të madhe, u kthye në ditë fatkeqësie, pasi ai e humbi kontrollin ndaj vetvetes, i nxehur me arbitrin, në një ndeshje të kampionatit të të rinjve në Itali.

Konti e ndoqi arbitrin pas, shkoi tek dhoma e tij, dhe nuk e lejoi të mbyllte derën, duke e goditur me të dy grushtet, si dhe duke e sharë. Kjo i kushtoi pezullim për 3 ndeshje. Dënim për një javë mori edhe legjenda e Milanit, Paolo Maldini, që ishte në stadium me cilësinë e zyrtarit të klubit. Edhe ai iu vërsul arbitrit me fjalë agresive.

Sfidanti.al