Çfarë u bë me rrogën  e janarit në FSHF? Pusho, qepe gojën..

Ku iku rroga e janarit? Këtë pyetje kanë frikë ta bëjnë në Federatë, edhe pse për herë të parë janë ndjerë edhe ata si futbollistët që duhet të kalisin durimin për të ..siguruar fitimin. Nuk thuhet me zë të lartë, por presidenti Duka kur i paska prerë rrogën e muajit janar, disa fjalë me peshë u kanë shpuar veshët punonjësve të tij: “ Ju kam thënë që t’i vini gjoba klubeve ( tamam sikur u thotë shefi policëve për gjoba). Edhe me marketingun e keni djallosur fare, sa edhe bluzat e Kombëtares nuk po shiten..”

Të gjithë presin me padurim të fitojë presidenti Duka një vënd në UEFA, sepse vetëm kështu mund të ketë premio. Ishalla na ndihmon zoti Ceferin – luten të gjithë në FSHF. Kur i pyet se çfarë do të fitojë Shqipëria kur të zgjidhet Duka në Komitetin Ekzekutiv , ka edhe nga ata që të thonë: “ Ai pa qënë në UEFA dhe na çoi në Europian, pale të jetë aty.. do ta shikoni pastaj në Botëror!”

sfidanti.al