Stefano Pioli e ka pranuar se vendi i tretë, që dërgon në Ligën e Kampionëve, momentalisht është shumë larg për t’u arritur.
Interi nuk arriti që të marrë më shumë se një pikë në javen e 29’të në Serie A, duke barazuar 2:2 në Torino.
Ky barazim bëri që Zi Kaltrit të mbesin në pozitën e pestë në renditje me 55 pikë, pesë pikë larg zonës Champions – pozitës së tretë që e mban Napoli, derisa këta të fundit kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Kemi objektiv të madh, që është vendi i tretë dhe për ta arritur atë duhet të luajmë më mençur. Dua të them se nuk ishim të fokusuar dhe bëmë disa gabime ndaj Torinos”, tha fillimisht Pioli.
“Megjithatë, është për të ardhur keq që nuk morëm më shumë se një pikë, pasi luajtëm mirë, vetëm se nuk i konkretizuam rastet që kishim”, deklaroi më tej Pioli.
“A jemi larg Championsit? Tani për tani mund të them që po, jemi shumë larg Champiosnit sepse ekipet që janë para nesh nuk po gabojnë. Kam pritur më shumë sot”, theksoi mes tjerash Pioli.