Cfarë po ndodh; trukime dhe në Champions? dyshime për PSG-Crvena Zvezda

Fenomeni negativ i trukimit të ndeshjeve po prek edhe kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Champions League. E përditshmja franceze ‘L’Equipe’ flet për hapjen e hetimeve për ndeshjen mes Paris Sën zhermenit dhe Crvena Zvezdës, për të cilën kanë lindur dyshimet për trukimin e saj. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, autoritetet e vendit transalpin u sinjalizuan nga UEFA për këto dyshime.

‘L’Equipe’ në artikullin e tij publikon se një prej drejtuesve të Crvenës kishtë vënë bast shifrën e 5 milionë Eurove për humbjen me një diferencë prej 5 golash dhe në fakt Paris sën Zhermeni e fitoi ndeshjen me skuadrën serbe me rezultatin e thellë 6-1.

Sipas ‘L’Equipe’, UEFA lajmëroi autoritetet e drejtësisë në Francë pasi kishte marrë të dhëna që ajo i konsideroi të besueshme, nga një informator, identiteti i të cilit padyshim që nuk u bë i ditur. Ky informator deklaroi gjithashtu se drejtuesi i Crvenës kishte kërkuar takim me presidentin e Paris Sën Zhermenit, Naser Al Kelaifi, mnjë takim ky që në të vërtetë nuk ndodhi.

Reagimi i të dy klubeve ndaj këtij lajmi ishte i menjëhershëm pasi Paris Sën Zhermeni dhe Crvena Zvezda mohuan në mënyrë kategorike akuzat ndaj tyre, ndërkohë që për momentin ende nuk ka dalë ndonjë provë që të vërtetojnë dyshimet për trukim të kësaj ndeshjeje. Në fakt, deri tani autoritetet e lojërave online në Francë nuk kanë verifikuar asnjë anomali në kuotat e basteve për këtë ndeshje.

sfidanti.al