Klauzola e Messit tremb Barcelonën: Messi mund ta lërë klubin gratis në 2020

Kontrata që Lionel Messi nënshkroi përpara 12 muajsh vë në alarm skuadrën e Barcelonës. Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’, kjo kontratë ka një klauzolë që e lejon sulmuesin argjentinas të lërë Barcelonën me parametra zero në vitin 2020 për të shkuar në një klub që nuk është në elitën e futbollit Botëror. kjo do të thotë se në këtë rast klauzola e zgjidhjes së kontratës prej 700 milionë Euro bëhet e pavlefshme.

Barcelona do të kërkojë që të evitojë zbatimin e kësaj klauzole dhe përsëritjen e një rasti të ngjashëm; ai i largimit të Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit.

Për këtë arsye, sipas ‘El Mundo Deportivo’ presidenti i kampionëve të Spanjës, Josep Maria Bartomeu, po mendon që t’i ofrojë kapitenit të barcelonës një kontratë të re deri në vitin 2022 me opsion zgjatjen e saj edhe për një vit tjetër. Nëse kjo do të ndodhë, atëherë, Messi do të jetë i lidhur praktikisht përjetë me skuadrën e Barcelonës.

sfidanti.al