Monako kthen Henrinë në shtëpi; francezi, zyrtarisht trajneri i ri,

Tierri Henri kthehet në shtëpinë e tij futbollistike. Ish sulmuesi francez që deri para pak javësh ishte në pankinën e përfaqësueses belge përkrah Roberto martinez, është zyrtarisht trajneri i Monakos, klub me të cilin nisi karrierën si futbollist në vitin 1994. 41 vjecari që ka luajtur edhe për skuadra si Arsenal e Barcelona, firmosi me klubin e Principatës një kontratë 3 vjecare dhe zëvendësoi në pankinën e tij, Leonardo Zhardim.

Fillimi i këtij sezoni ishte për të ardhur keq për skuadrën e Monakos që e sheh veten në vendin e tretë nga fundi në Ligue 1 pasi deri tani ka fituar vetëm 1 ndeshje në kampionat, ndërkohë që në Ligën e Kampioneve i ka humbur 2 ndeshjet e para.

Kjo bën të mendohet se Tierri Henrinë e pret një detyrë shumë e vështirë në pankinën e Monakos. Emri i Henrisë u fol së fundmi për një kalim të mundshëm te Aston Vila, ndërkohë që ai ka qenë kandidat edhe për t’u ulur në stolin e Bordosë.Por në dfund ai pranoi sfidën e Monakos, drejtuesit e të cilit duket se i kanë premtuar  investime për në merkaton e transferimeve të muajit janar.

sfidanti.al