Nuk është një mister se Eden Hazard dëshiron të luajë me Realin e Madridit. vetë belgu e ka shprehur këtë në disa raste, ndërkohë që edhe futbollistët e klubit londinez janë të ndërgjegjshëm për këtë. Tashmë agjentët e tij kanë filluar të lëvizin për një tranferim të tillë, ndërkohë që Çelsi duket se e ka vendosur një cmim për kartonin e lojtarit, 150 milionë Euro.
Hazard ka një kontratë me Celsin deri në vitin 2020 dhe ky detaj mund të kushtëzojë jo pak bisedimet mes dy klubeve për transferimin e mesfushorit belg në kryeqytetin spanjoll, ndërkohë që prioritet për Realin e Madridit mbetet Nejmar me brazilianin që duket se është kthyer në një obsesion për drejtuesit e ‘Los Blancos’.
Ndërkaq, te Çelsi këmbëngulet për rinovimin e kontratës me Eden Hazard, me këtë të fundit që ende nuk e ka pranuar ende ate, pasi plani i tij është që të ndryshojë ambient dhe skuadra e ëndrrave të tij është pikërisht Reali i Madridit.
Së fundmi u fol shumë për një tentativë të mundshme të Realit të Madridit për blerjen e Hazard në muajin janar, por e vërteta është se as klubi merenges dhe as futbollisti nuk e kanë menduar një lëvizje të tillë, me belgun që e ka shprehur se nuk dëshiron të ndahet keq me skuadrën e Çelsit.
sfidanti.al