Atletiko Madrid po e mendon seriozisht mundësinë e blerjes së Sesk Fabregas sezonin e ardhshëm. lajmi u publikua nga tabloidi ‘Mirror’ sipas të cilit klubi madrilen dhe futbollisti duket se e kanë gjetur një akord mes tyre per rikthimin e Fabregas në Spanjë
Sesk Fabregas është në përfundim të kontratës me Çelsin dhe 31 vjecari nuk duket se ka ndërmend që ta rinovojë atë. për më tepër, në javët e fundit ai e ka parë veten jashtë planeve të trajnerit Sarri dhe kjo ka bërë që ai të mendojë për të ardhmen dhe Atletiko Madrid është një opsion për të.
Nga ana tjetër edhe Çelsi po e mendon largimin e Fabregas që në merkaton e muajit janar për të përfituar të ardhura nga kartoni i tij e për të mos e humbur atë në qershorin e 2019 me parametra zero. Atletico nuk e ka në planet e tij për ta marrë në muajin janar, por është gati ta presë krahëhapur pikërisht në verën e vitit të ardhshëm pasi nuk do t’i duhet të paguajë asgjë për kartonin e Fabregas
Klubi spanjoll edhe vitin e kaluar hyri në kontakte me Celsin për të parë mundësinë e ardhjes së Fabregas, por në atë kohë Blutë e Londrës refuzuan në mënyrë kategorike cdo tentativë. Tani gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastikem pasi në qershor Fabregas është i lirë të largohet te cilado skuadër që dëshiron.
sfidanti.al