Jan Oblak, një dominues i paparë që nga koha e Valdesit

Viktor Valdes është rekordmeni i ligës spanjolle, pasi 4 herë radhazi e ka fituar titullin e portierit më të mirë të saj. Këtë sezon, ky rekord rrezikon të paktën të barazohet nga Jan Oblak, numri 1 i Atletikos së Madridit. Ai ka tre edicione radhazi që shpallet më i miri, duke fituar konkurrencën me portierët e Barcelonës dhe të Realit të Madridit, diçka aspak e lehtë.

Padyshim që Valdes e pati më të thjeshtë në kohën e tij, pasi luante në Barcelonën e madhe të Pep Guardiolës, skuadër që nuk i linte kundërshtarët të preknin topin, ndërsa Oblak është pjesë e një skuadre më modeste. Gjithsesi, me talentin e tij dhe me skemat e karakterin e trajnerit Simeone, gjithçka mund të arrihet.

Sfidanti.al