Problemet tek Bajerni ndoshta janë më të mëdha sesa duket, dhe mesa duket kanë të bëjnë me metodat e punës së trajnerit Niko Kovaç. Mediat gjermane (të cilat ndoshta e teprojnë) shkruajnë se futbollistët janë të pakënaqur që, sipas tyre, kroati bën më shumë sesa duhet ushtrime me biçikletë, ndërsa më pak ushtrime futbolli.
Mediat shkruajnë se disa lojtarë bavarezë kanë arritur deri aty, sa kanë nisur stërvitje individuale, pasi nuk ndihen në formën e duhur. Gjithsesi, kjo të duket një “legjendë urbane”, pasi flitet për një trajner që fitoi Kupën e Gjermanisë me Frankfurtin duke mundur pikërisht Bajernin, ndërsa u studiua nga drejtuesit përpara sesa të nënshkruante kontratën.
Sfidanti.al