A do të donte Kristof Piontek të luante në një skuadër me dy lojtarë të kombëtares së Polonisë? Natyrisht, do të ishte diçka e bukur, edhe pse kryesore për një lojtar është të luajë në një ekip ku fiton trofe. Sulmuesi polak është kërkuar nga Napoli, aty ku janë edhe Milik e Zielinski, ndërsa mediat italiane shkruajnë se presidenti De Laurentis ka bërë “përçapjen” e parë. Nuk dihet nëse do të ketë marrëveshje, por përgjigja e Xhenoas ka qenë kjo: Për kartonin e Piontekut duam 60 milionë euro! Po sipas mediave italiane, 23-vjeçari pëlqehet edhe nga Juventusi, që e vlerëson lart shënuesin më të mirë të momentit në Serinë A.
Sfidanti.al