Çfarë kaosi për Kejnin, nga oferta e Çelsit te refuzimi për stërvitje!

Do të duhet të kalojnë disa ditë dhe pastaj do të kuptohet se çfarë do të ndodhë, por e sigurt është që Harri Kejn nuk po kalon një verë të lumtur. Jo edhe aq për titullin e humbur në Europian me Anglinë (të mos fituar), por sidomos për të ardhmen e tij me skuadrën e klubit. Ku do të luajë kapiteni anglez sezonin e ardhshëm? Pas ofertës prej 100 milionë paundësh stërlina të bërë nga Mançester Siti, mediat britanike shkruajnë se në lojë ka hyrë edhe Çelsi, dhe madje oferta e bluve qenka më interesante për presidentin e Totenhemit, Daniel Levi. Nuk dihet nëse Kejn do të pranojë të kalojë tek rivalët qytetës, gjë që do t’i zemëronte pakufi tifozët e Spërsave, ndërsa po flitet se ai mund të refuzojë të bashkohet me skuadrën në fazën përgatitore për ta detyruar klubin që të pranojë një transferim. Totenhemi kërkon 150 milionë paundë stërlina për kartonin e sulmuesit.

Sfidanti.al