E keqja nisi pak ditë pas fitores së titullit, kur trajneri Kristof Galtie vendosi të jepte dorëheqjen. Lila nuk ka parë shumë ditë të bardha që pas suksesit të jashtëzakonshëm në Ligën e Parë të Francës, ndërsa mposhti Paris SG në konkurrimin për titull, dhe miqësorja e fundit ishte thjesht rikujtim për atë që po ndodh. Dy lojtarët portugezë të Lilës, Heka (Xeka) dhe Tiago Dialo, u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin dhe u përjashtuan me të kuq, ndonëse ekipi po luante thjesht një ndeshje përgatitore të verës. Ishte një miqësore ndaj belgëve të Kortrijkut (Kortrajkut) dhe kundërshtarët vendosën vullnetarisht në luanin me 10 vetë pas pushimit. Ndeshja doli 1-1 pasi Jazixhi barazoi në fund për Lilën.
Sfidanti.al