Lionel Mesi e pranoi, dhe e uli ndjeshëm pagën e tij vjetore, ndërsa ende në “Kamp Nou” duhet të zbresin shumë shpenzimet. Mediat flasin se katalanasve u duhet të shkurtojnë edhe 187 milionë euro nga borderoja e rrogave (kanë ulur 13 milionë deri tani), ndërsa borxhet janë të mëdha. Kërkesa u është bërë katër patriotëve, të tillë si Gerard Pike, Sergio Buskets, Sergi Roberto dhe Zhordi Alba. Këta kanë luajtur apo luajnë ende për kombëtaren spanjolle dhe besohet se e ndjejnë më shumë fanelën e Barcelonës. Siç është batuta në filmin shqiptar “Mësonjëtorja”, “përfundoi vaji i kandilit tënd”, pra për Barçën ka mbetur shumë pak “vaj në kandil”.
Sfidanti.al