Dihet se “pasta” është një specialitet i kuzhinës tradicionale italiane dhe Leonardo Bonuçi kishte të drejtë kur ngacmonte anglezët se “ju duhet ende që të hani shumë makarona që të na mundni”. Dakord, Italia fitoi Kampionatin Europian duke mundru Anglinë pas penalltive në “Uembli”, por gjithsesi, duket se Bonuçi apo Kielini nuk hanë aq shpesh makarona sa pretendojnë. Po të ishte kështu, dyshja e mbrojtjes e Juventusit do ta kishte fituar një Champions të paktën, ndërsa nuk ia ka dalë kurrë Më pranë ishin në 2015 dhe 2017 në finalet përkatësisht ndaj Barcelonës e Realit, por duket se harruan ta hanin pjatën e tyre tradicionale.
Sfidanti.al