Çfarë fjale magjike do të thotë sot Mbape për TF1-in?!

Pritet të japë një intervistë për median franceze, dhe shumëkush pret me interes të dëgjojë nga goja e tij diçka për të ardhmen. Kilian Mbape do të flasë për televizionin TF1, ditën që trajneri i Francës, Didie Deshamp, do të bëjë publike listën e lojtarëve për në Europian, dhe pyetjet për sulmuesin 21-vjeçar do të jenë edhe se çdo të bëjë sezonin tjetër. Është folur shumë se ai dëshiron që të shkojë tek Reali, dhe se ndoshta e ka vendosur. Për më tepër, PSG u eleminua në gjysmëfinale të Championsit dhe ka pak shanse për të mbrojtur titullin e fituar vjet. Këto nuk janë “argumenta” që ta bindin sulmuesin me numrin 7 për të mos ndërruar skuadër. Gjithsesi, duhet pritur që Kiliani të hapë gojën, me kusht që edhe të ketë sinqeritetin për të thënë atë që ka deklaruar, p.sh. David Alaba.

Sfidanti.al