Çfarë epërsie Bajerni ndaj Barcelonës, 16-2 golat në 4 sfidat e fundit!

Krijohet ndonjëherë ndonjë “mallkim” apo “nyje” që nuk arrin ta shkatërrosh. Kështu po i ndodh edhe Barcelonës me Bajernin, ndonëse mbetet për t’u luajtur ndeshja e dytë në “Spotifaj Kamp Nou” për fazën e grupeve këtë sezon në Champions. Gjithsesi, u bënë disa vjet që bavarezët ia kanë marrë dorën katalanasve, qoftë nëse këta kanë Mesin apo nëse kanë … Levandovskin. Fitorja e fundit 2-0, mbrëmjen e djeshme në Mynih, ishte e katërta radhazi dhe diferenca është e madhe.

Bilanci vitet e fundit

2019-2020: Bajern-Barcelona 8-2

2021-2022: Bajern-Barcelona 3-0, 3-0

2022-2023: Bajern-Barcelona 2-0

Total: 4 fitore, 0 barazime, 0 humbje, golat: 16-2!

Sfidanti.al