Keieroz kthehet tek Irani, e cilëson “familje”

Është diçka krejt normale ashtu siç ishte edhe historia e Xhani De Biazit në Shqipëri. Kështu ndodh kur trajnerët e futbollit lidhen shumë me vendin e ekipit që drejtojnë edhe pse janë nga një vend tjetër. De Biazi mori nënshtetësinë shqiptare, u bë hero vendas, mori medalje dhe u ndje si njëri prej nesh aq sa vazhdon të vijë të votojë këtu. Në këtë rrugë edhe Karlos Keiroz. Portugezi që ishte dikur ndihmësi i Sër Aleks Fergusonit dhe që ka drejtuar edhe ekipe të tjera (p.sh. Realin e Madridit) do të jetë sërish trajner i Iranit dhe do ta drejtojë kombëtaren e atij vendi në Botërorin e Katarit. Kjo është hera e tretë që Keirozi do të jetë në krye të Iranit, ndaj edhe e quajti “familje”. “Kur të thërret familja nuk mund të mos pranosh”, – ishin fjalët e tij.

Sfidanti.al