Ksavi: Shumë i zemëruar me humbjen, por krenar me skuadrën!

Barcelona e tij edhe e kënaqi, edhe e mërziti pa masë. Trajneri i katalanasve, Ksavi Hernandez, siç e thotë vetë, nuk është mësuar të humbasë dhe ajo që ndodhi në Mynih e goditi fort. “Jam shumë i zemëruar, – tha ai, – nuk meritonim të humbisnim. Ne ishim skuadra më e mirë dhe meritonim të fitonim. Patëm 6-7 raste të pastra, por e patëm fajin vetë dhe ndaj Bajernit nëse nuk shënon, e pëson. Ne e dominuam ndeshjen, nëse do të kishim shënuar do të kishte qenë histori tjetër”. Gjithsesi, Ksavi thotë se “duhet të ndreqim ato që nuk shkuan këtë herë”, ndërsa shton se “jam krenar me skuadrën time”.

Sfidanti.al