Çelsi, kujdes me Dortmundin për Halandin, gjermanët dinë të bëjnë biznes!

Kanë qenë kohë të tjera ato kur një anglez mund të mësonte një “teuton” në këtë fushë. Biznesi sot është global dhe Çelsi i Londrës duhet ta ketë parasysh se Borusia e Dortmundit është një nga klubet më të specializuar në botë për transferimet e lojtarëve. Mediat britanike shkruajnë se shefja Marina Granovskaja, krahu i djathtë i Roman Abramoviçit, ka gjetur njerëz ekuivalentë tek shefat e Dortmundit si Mikael Cork apo Vacke. Ata duan 175 milionë euro për Erling Halandin (madje, “Deili Meili” shkruan se gjermanët e vlerësojnë 170 milionë paundë stërlina, që do të thotë 196 milionë euro). Deri tani, ata kanë rezistuar, ndërsa historia e afërt tregon se ia kanë arritur qëllimit. Usman Dembele u mor nga Barcelona për 105 milionë euro, plus 40 milionë euro shpërblime të ndryshme. Arsenali vendosi një rekord të klubit për Pjer-Emerik Obamejangun, kartoni i ë cilit u pagua 67 milionë euro, ndërsa Bajerni pagoi për Mario Gëcen, 37 milionë euro, rekord gjerman i kohës. Çelsi duhet ta ketë mirë parasysh këtë.

Sfidanti.al