Zhiru? Milani kishte 15 vjet pa kampion bote, por numri 9 është mallkim

Një skuadër e tillë është me emër të madh, por mjafton ky fakt për të kuptuar sesa të vështira kanë qenë 10-15 vitet e fundit. Milani u shpall kampion i Europës për herë të fundit në 2007, ndërsa kampionët e fundit të botës (me kombëtaret) që arriti të merrte ishin në vitin 2006. Në atë kohë, kuqezinjtë kishin në ekip Gatuzon, Nestën, Xhilardinon, Inzagin e Pirlon që fituan Kupën e Botës në Gjermani. Në vitin 2002 kampionë të botës ishin brazilianët Kaka, Roke Zhunior e Dida. Do të duhej të kalonin shumë vite që në 2021, Milani të merrte një kampion bote në fuqi siç është Olivie Zhiru. Gjithsesi, numri 9 francez duhet të ketë kujdes sepse ky numër nuk ka qenë me shumë fat, që pas largimit të Filipo Inzagit. Që nga Pato deri te Manxhukiç, askush nuk arriti të linte shenjë në “San Siro”.

Sfidanti.al