Ka larguar deri tani 3 futbollistë dhe pritet të largojë edhe ndonjë tjetër. Mançester Siti synon me çdo kusht Harri Kejnin, dhe duke e ditur që Totenhemi do të kërkojë shumë para, ka nevojë për financim. Për këtë qëllim, janë transferuar në dalje të tillë si Harrison tek Lidsi për 13 milionë euro, Angelinjo tek Lajpcigu për 18 milionë euro, dhe pritet që Nmeça të luajë tek Volfsburgu kundrejt 13 milionë eurove. Besohet se edhe Gabriel Zhezus mund të largohet, pasi për të të paguhen shumë më tepër para. Kartoni i tij vlen 60 milionë euro. Guardiola kërkon sa më shumë financë në dispozicion sepse Harri Kejn mund të vlejë 175 milionë euro apo edhe më shumë, e po ashtu dëshiron edhe Xhek Grilishin që mund të kushtojë 100-120 milionë euro.
Sfidanti.al