Po flasim për dy futbollistë të ndryshëm, të paktën në momentin e zhvillimit të karrierës. Armando Broja është ende “zog i ri” në ekipin e madh të Çelsit dhe i duhet mjaft punë për të qenë titullar, ndërsa Rafael Leao është një “shtyllë” e Milanit. Për këtë arsye, zërat se sulmuesi shqiptar mund të bëjë një “rokadë” me atë portugez në linjën Londër-Milano duken si tepër të fryrë ose pa bazë. Leao ka një karton që i vlerësohet 130 milionë euro të paktën, në mos 150, ndërsa Broja mund të arrijë maksimumi në 35-40 milionë euro. Nëse Çelsi do të marrë Leaon, zgjidhja për Milanin nuk do të ishte 21-vjeçari shqiptar, edhe pse mund t’i bënte punë padyshim. Ylli kuqezi shihet më shumë si një zëvendësues në të ardhmen e afërt për Olivie Zhirunë, ndërsa dihet se trajneri Poter nuk dëshiron që sulmuesi të largohet nga “Stemford Brixhi”.
Sfidanti.al