Një kampion i madh i motoçiklizmit i del në krah dhe i shpreson më të mirën një kampioni të madh të futbollit që do të mbyllë karrierën këtë të shtunë. Mark Markez flet për Gerard Pikenë në prag të Çmimit të Madh të Valencias në Spanjë, ndërsa dihet botërisht se është tifoz i Barcelonës, ashtu si edhe i vëllai, Aleksi. “Të dëshiroj më të mirën në etapën tënde të re, – shkruajti Markezi në Tuiter në gjuhën katalanase, – faleminderit për gjithçka, Geri”. “Nuk ka nevojë të jesh plotësisht korrekt politikisht, – vazhdon 8 herë kampioni i botës, – Pike ka qenë gjithmonë Pikeja. i ndryshëm si gjithmonë, edhe në mënyrën sesi u tërhoq. Dëshiroj që të jetë president i Barcelonës”.
Sfidanti.al