Nuk ishte sërish titullar, por gjithsesi luajti dhe mori me vete një kënaqësi ndërsa u kthye në shtëpi. Armando Broja provoi emocionet e forta të përballjes ndaj Mançester Sitit në “Etihad”, duke hyrë në fushë në minutën e 68-të, e duke bërë detyrën e tij për Sauthemptonin në një nga ndeshjet më të vështira të sezonit. Kënaqësia ishte e madhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare që mori një barazim 0-0 në fushën e kampionëve të Premier Ligës. Një gol i Rahim Stërlingut u anulua në minutat e fundit, ndërsa u dhanë 7 minuta shtesë në pjesën e dytë. Një pikë e merituar për Sauthemptonin që u mbrojt fort dhe madje në fund u duk më mirë fizikisht sesa vendasit e Pep Guardiolës.
Liverpuli, ndërkaq, nuk e humbi shansin në “Anfild” dhe fitoi 3-0 ndaj Kristël Palasit. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klop patën epërsi dhe shënuan me anë të Sadio Manesë, Mohamed Salahut dhe Nabi Keitasë, të kthyer pas disa dëmtimesh, ndërsa pritet kontrata e re me klubin. Klop bëri disa zëvendësime duke hedhur në fushë Van Dajkun e Kimikasin në mbrojtjes, duke kthyer Manenë në sulm, ndërsa Firmino mbetet i dëmtuar. Liverpuli ka 13 pikë pas 5 javësh duke qenë në krye me golaverazhin 12-1.
Sfidanti.al