Skuadra angleze është e vjetër, siç janë zakonisht ekipet në ishull, por natyrisht nuk ka emrin e një skuadre të rëndësishme të Serisë A. E pra, bën përshtypje një lojtar që braktis Lacion, dy herë kampione të Italisë dhe fituese të Kupës UEFA, dhe shkon tek Brentfordi. Ky lojtar është portieri i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha që ka pasur meritën e tij në fitoren e Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë, por pas 8 vitesh në Serinë A, do të provojë Premier Ligën. Trajneri i Brentfordit e priti me krahët hapur 27-vjeçarin që firmosi kontratë 4-vjeçare si lojtar i lirë. “Ai ka luajtur për shumë vite si titullar me Lacion, – tha Tomas Franku, – kjo është diçka vërtet shumë impresionuese”.
Sfidanti.al