Bolonja, Mihajlovic mes lotëve: Jam me leucemi, do të fitoj mbi sëmundjen

Bota e futbollit është nën shok; Sinisha Mihajlovic bëri të ditur se është me leucemi akute. Trajneri i Bolonjës, gati i përlotur u shfaq në një konferencë për shtyp duke bërë të ditur këtë lajm tronditës.

‘Kërkova të isha i rezervuar për të gjithë ju, doja të isha i pari që të jepja lajmin-tha Mihajlovic-jo të gjithë më respektuan për të shitur 100-200 kopje të gazetave, shkatërruan një miqësi 20 vjecare. Më vjen shumë keq për këtë. Bëra disa ekzaminime dhe zbuluam anomali; po ju them të gjithëve, respektoni privatësinë time. Nuk shkova në grumbullimin e skuadrës sepse kisha temperaturë dhe duhet që ta bëja edhe bashkëshorten time të besonte këtë. bëra ekzaminime të tjera në orën 3 dhe 9 dhe mora rezultatin; kam leucemi. Ishte një goditje e fortë për mua dhe për dy ditë u mbylla në dhomë për të reflektuar e qarë. E përballoj sëmundjen me kokën lart, sëmundja është agresive por do ta fitoj luftën me të. Do të luaj për të fituar, jo humbur. Këtë sfidë do ta fitoj për mua, për bashkëshorten, për familjen time dhe për të gjithë ata që më duan dhe janë shumë’

Në fjalën e tij Mihajlovic la të kuptohet se nuk do të drejtojë skuadrën e Bolonjës, por për sa kohë kjo nuk është e qartë, ashtu sikurse nuk dihet sesi do ta përballojë këtë situatë Bolonja. Mihajlovic, pavarësisht gjithckaje do ta shjegojë vetë situatën, në fund të fundit ka qenë gjithnjë një luftëtar dhe nuk do të rreshtë tani së qeni i tillë. Këtë sezon ai e ndihmoi Bolonjën që të dalë nga kriza duke e siguruar parakohe qëndrimin në Serie A duke e shndërruar tërësisht, tani i takon skuadrës së Bolonjës që ta ndihmojë.

sfidanti.al