Berisha përballë Milanit, Strakosha, Kumbulla e të tjerët janë titullarë!

Kapiteni i kombëtares shqiptare do të vazhdojë të ketë mundësitë e tij, dhe fundi i sezonit po i buzëqesh. Etrit Berisha do të jetë titullar edhe këtë fundjavë për Torinon  në Serinë A, në ndeshjen e vështirë dhe të fortë ndaj Milanit në Piemont. Trajneri Juriç ka besim  sërish te shqiptari për përballjen me kryesuesit të dielën në orën 20:45. Edhe për Marash Kumbullën mediat italiane shkruajnë se do të jetë titullar për Romën që pret Salernitanën në stadiumin “Olimpiko” në orën 18:00 të së dielës. Me gjasë, sepse Mançini  është i dëmtuar, ndërsa Kumbulla luajti edhe të enjten në Ligën e Konferencës. Berat Gjimshiti nuk  do të jetë për Atalantën  në fushën e Sasuolos sepse është i dëmtuar, ndërsa Amir Rrahmani i Kosovës do të luajë sërish titullar për Napolin që të dielën në 15:00 pret Fiorentinën. Tomas Strakosha po ashtu luan për Lacion që të dielën në 12:30 shkon në fushën e Xhenoas. Të shtunën në 15:00, Bajrami dhe Kristijan Asllani do të jenë kundër Rej Manajt në duelin Empoli-Specia.

Sfidanti.al