Pike mungon ndaj Levantes, por duhet të kthehet me Ajntrahtin

Mbrojtësi veteran nuk arriti jo që të përfundonte ndeshjen në Gjermani për Ligën e Europës, por as pjesën  e parë. Gerard Pike u zëvendësua nga Lengle në përballjen në fushën e Frankfurtit, dhe dëmtimi në muskuline këmbës së majtë nuk do ta lejojë që të luajë këtë fundjavë në La Ligë ndaj Levantes. Një mungesë e rëndësishme edhe pse trajneri Ksavi Hernandez ka disa mundësi, sepse Pikeja është një nga lojtarët me më shumë përvojë në ekip bashkë me Busketsin, dhe po tregonte formë shumë të mirë këtë vit. Sidoqoftë, sipas mediave katalanase, qendërmbrojtësi veteran pritet të jetë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Frankfurtit në “Kamp Nou” në 14 prill.

Sfidanti.al